Megi Pojani e lidhur me futbollistin e Kombëtares kuqezi? Ja fotot që po bëjnë namin në rrjet

8 muaj më parë
Megi Pojani e lidhur me futbollistin e Kombëtares kuqezi? Ja fotot që po bëjnë namin në rrjet

Edhe pse tepër e njohur në botën e mediave sociale dhe asaj të televizionit, Megi Pojani gjithmonë është treguar e rezervuar për sa i përket jetës private.

Megi njihet për natyrën e saj ekspresive dhe provokuese dhe mesa duket ajo tashmë e ka gjetur dashurinë e saj dhe ka goditur në shenjë këtë herë.

Pas rikthimit në rrjetin social “Instagram”, ajo ka postuar disa fotografi nga mund të shohim që ajo po shijon disa ditë pushime në ishujt e Afrikës Lindore.

Por ajo çfarë ra në sy ishte postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi. Nga fotot e publikuara nga dyshja mund të shohim qartë që ata ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet bashkë.

Megi Pojani e lidhur me futbollistin e Kombëtares kuqezi? Ja fotot që po bëjnë namin në rrjet Megi Pojani e lidhur me futbollistin e Kombëtares kuqezi? Ja fotot që po bëjnë namin në rrjet

Endri është një futbollist mjaft i njohur i kombëtares së Shqipërisë dhe luan me ekipin turk të Konyasporit.Ndërsa, Megi për momentin po shijon famën pas serialit “H.O.T”, dhe është pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top”.

Megi gjithmonë ia ka dalë deri ëm sot ta mbajë sekret jetën e saj private, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin kuqezi, Endri Cekici.