Siç dihet, objektivi i parë në listë për të prapavijen e Milanit ka qenë gjithmonë Sven Botman. Qendra holandeze me shumë gjasa do të largohet nga Lille në këtë seancë verore dhe Milani, përmes Maldinit dhe Massara, lëvizi në kohë, duke shkuar për të gjetur një marrëveshje me agjentin.
Situata, megjithatë, edhe nëse më parë dukej pozitive, nëse jo plotësisht e mbyllur, nuk është aq optimiste sa u shfaq disa javë më parë. Në fakt, thashethemet e fundit shkojnë në drejtim të kundërt.
Mjaft i njohur është interesimi i Newcastle, i cili u shfaq në janar me një ofertë. Milani dukej se e kishte mposhtur me vendosmëri konkurrencën angleze muajt e fundit, pavarësisht deklaratave që erdhën nga Anglia.
Megjithatë, duket se nuk është aspak kështu. Sipas raportimeve nga Daniele Longo i Calciomercato.com, Magpies do të ishin kthyer në sulm për mbrojtësin e lindur në vitin 2000.
Gazetari shpjegon në llogarinë e tij në Twitter se oferta e klubit anglez te Lille është më e lartë se ajo e bërë nga kuqezinjtë dhe se tani gjërat po komplikohen. E dimë që francezët kërkojnë një shumë të konsiderueshme për 22-vjeçarin dhe Newcastle mund t’i strehojë pa probleme pas ardhjes së pronësisë saudite.
Milani tani do të duhet të zgjedhë nëse do të paraqitet me oferte te Lille pasi ka akord me lojtarin apo do të ndryshojë strategjinë?! Megjithate, ajo qe nderlikon gjithcka eshte e ardhmja e klubit, pasi Maldini e tha se “per momentin nuk kemi para per merkato, sepse klubi po ndryshon pronesi”.