“Merr 1 litër birrë, më jep 1 litër vaj”, pub-i në Gjermani gjen zgjidhjen ideale!

2 muaj më parë
“Merr 1 litër birrë, më jep 1 litër vaj”, pub-i në Gjermani gjen zgjidhjen ideale!

Një “pub” në Mynih të Gjermanisë ka gjetur një mënyrë origjinale për të tërhequr klientë, pa i zhvatur.

“Merr një 1 litër birrë, më jep një litër vaj”quhet nisma. Sipas pronarit të lokalit të gjithë dalin të fituar nga kjo, pasi kështu mund të pjekin mishin dhe salçiçet në vjeshtë dhe dimër.

Rusia dhe Ukraina  përllogariten në thuajse 80% të eksportit global të farës e vajit të lulediellit, kështu shumë vende evropiane, mes tyre edhe Gjermania, po mundohen të sigurojnë furnizimet, dyfish nga viti i shkuar, që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Në Gjermani në raftet e supermarketeve javët e fundit ka pasur mungesë të shisheve me vaj luledielli dhe për dyqanet, furnizimi është i limituar, në vetëm 30 litra vaj në javë. Me disa llogarit të thjeshta, klienti del i fituar në fund.