Big brother Albania pak kohë më parë u rikthze në ekranin shqiptarë duke bërë shumë bujë. Në atë periudhë çdo kush fliste për këtë program dhe ndodhitë me të cilat banorët përballeshin atje.
Dashuri, miqësi, inate e intriga shoqëruan gjithë rrugëtimin e banorëve, gjëra të cilat komentohen edhe tani pas përfundimit të formatit.
Historitë e dashurisë të gjithë i mbajmë mend, disa çifte vazhdojnë ende bashkë si Dj Dagz dhe Einxhel si dhe Sara me Dj PM, por kush mund të harrojë dy ‘vëllezërit’ Ilirin dhe Sabianin?
Në shtëpinë e Big Brother ata krijuan një miqësi që dukej pa kushte dhe gjithmonë i qëndronin në krah njëri-tjetrit, mirëpo pas daljes nga BBV, u tha se ata kishin një hatërmbetje. madje Sabiani nuk ishte prezent as në dasmën e organizuar nga Ilir Shaqiri.
Por nëse bazohemi në postimin e fundit të Sabianit mund të themi që dyshja ka lënë pas hatermbetjet. Këngëtari ka postuar një video gazmore nga koha kur ishin brenda BBV, ku shihen Iliri, Sabiani dhe Donaldi duke kryer një nga rrengjet e tyre.
Çunat duket se qenkan pajtuar, pasi ostimet që bëhen në rrjetet sociale shpesh tregojnë shumë