Është mbyllur gjyqi për dy rusët dhe ukrainasin e arréstuar në Gramsh, të cilët akuzohen për spiunazh dhe sùlm për shkak të detyrës. Gjyqtarja Pajtime Fetahu ka dhënë masën “arrést me bùrg” për Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedir Alpatov.
Tre të hujat tentuan të hynin brenda ambienteve të uzinës ushtárake dhe kur ushtarët roje tentuan t’i ndalonin, ata përdorën sprej djegës për t’u larguar.
Avokati i rusit Mikhail Zorin që sùlmoi ushtarët tha se klienti i tij nuk e pranon këtë vendim.
Av. Demir Çiftja tha:
“Klienti pretendoi se i kanë dhënë deklarimet, për momentin janë sekret hetimor, do t’i ngelë hetimit kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni nëse kanë bashkëpunuar me autoritete shqiptare, jam avokat i caktuar nga gjykata, ai sqarimet i ka dhënë, kam kërkuar që i mbrojturi prej meje ka debatuar me dy punonjësit që kanë qenë rojë, ka përdorur një sray sepse është ndjerë i kércënuar për momentin, kjo ka qenë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por Prokuroria i bie shkurt dhe thotë se akuzën tonë e kemi të bazuar në prova.
Klienti im nuk e pranon vendimin, kërkon masë më të butë. Askush deri tani nuk më ka kontaktuar as nga ambasada ruse as nga ajo ruse për të pyetur për klientin tim.”
Ndërkohë avokati i ukrainasit, Fedir Alpatov, Saimir Visha tha se ka kërkuar pavlefshmërinë e deklarimeve të tij gjatë marrjes në pyetje, pasi është pyetur në gjuhën ruse, kur gjuha e tij amtare është ukrainase.
Av. Visha deklaroi:
“I është mohuar gjuha. Nuk mundet të pyetet ai në gjuhën ruse kur gjuha e tij zyrtare është ukrainase. Personi që është shtetasi huaj pyetet në gjuhën amtare. Kërkuam pavlefshmërinë e deklarimit të tij.
Dy të tjerët kanë kërkuar avokatë të zgjedhur, gjykata i ka caktuar kryesisht. Në lidhje me akuzat, ju e dëgjuat dhe vetë që nga ana e polícisë dështoi. Ishte regjistruar për 5 vepra, aktualisht janë dy vepra. Nuk është armë kimike. Nuk ka fakt penal kur fotot janë bërë në një objekt që nuk ka asnjë sinjalistikë. Në mënyrë kategorike klienti im nuk ka pasur të bëjë me shërbimet ruse.”