Mesazhi i Flor Binajt: “Kameramanët, montazhierët dhe Arilena jonë ndoshta nuk do jenë këtu, do emigrojnë”

8 muaj më parë
Mesazhi i Flor Binajt: “Kameramanët, montazhierët dhe Arilena jonë ndoshta nuk do jenë këtu, do emigrojnë”

Florjan Binaj është një nga zërat më aktiv nga figura publike në vendin tonë që gjithmonë shqetësohet për kauza që prekin popullin e thjeshtë.

Ai prej disa kohësh bashkë prezanton “Piranjat” me Arilena Arën dhe në cdo javë sjell një monolg interesant, përvec rubrikave të tjera interesante të emisionit.

“Rrini të qetë se Arilena është aty pas skene, për momentin. Se ka shumë mundësi që një ditë shumë nga këta njerëz që janë mbas skene siç janë kameramanët, montazhierët, teknikët e pultit, qoftë edhe kalimtari më i thjeshtë të mos jenë më, do keni ikur, jo në një botë tjetër por në një shtet tjetër.

Një pyetje, çfarë mund të bëjë një vajzë e thjeshtë në një vend që nuk të ofron asgjë, në një vend ku punën ta ofron partia dhe jo shkolla, ku ligji ëhstë plastelinë në duart e të fortëve dhe ku askush nuk qesh, vetëm shajnë.

Po një djalë i ri çfarë mund të bëjë në këtë vend? Ku për të pasur shtëpinë e vet ai duhet të punojë 360 vjet, për të larë interesat se pastaj fillon kredia më mbrapa, ku nuk ka rëndësi se kush je, por sa ke.

Dhe ku edhe për një shazllon që ti ta marrësh, ti duhet ta mbrosh me gjak. Sepse sipas kryeministrit shqiptarët ikin se në Britani ka mungesa. E vërteta është se shqiptarët ikin se Shqipëria ka mungesa”.