Mesfushori i Kombëtares i bën qejfin vetes: Kam elegancën e Zidane

2 muaj më parë
Mesfushori i Kombëtares i bën qejfin vetes: Kam elegancën e Zidane

Nedim Bajrami ka dhënë së fundmi një rrëfim për “DAZN”-in. Mesfushori shqiptar ka prekur shumë tema, që nga trajneri, periudha e tij te Empoli, objektivat personalë apo edhe për marrëdhënien e me Asllanin. I pyetur se cilin emër nga Kombëtarja shqiptare do i sugjeronte klubeve të mëdha italiane, 23-vjeçari është përgjigjur: “Armando Brojën. Luan për Chelsean, është shumë i fortë”.

Në intervistën e tij, Bajrami ka treguar edhe objektivin e tij për këtë sezon. Dëshira e tij është të realizojë 10 gola, megjithëse pranon se i pëlqen më tepër të japë asiste për shokët e skuadrës së sa të tundë vetë rrjetën.

Bajrami tregon më tej edhe cilësinë e vetme të ngjashme me idhullin e tij, Zidanin, si dhe ka shpjeguar raportin që vazhdon të ketë me Kristjan Asllanin. Ky i fundit bëri hapin e madh në karrierë duke shkuar te Interi, por pavarësisht distancës, të dy mesfushorët ruajnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Asllani? Këtu luajti dhe bëri shumë mirë, është një djalë modest, e shoh në Kombëtare dhe jam shumë i lumtur që e hodhi këtë hap. Interi është i madh, kërkon kohë për konkurrencë. Shpresojmë që të ketë një sezon të bukur. Flas me të pothuajse çdo ditë, ne flasim për ektra për futbollin.

6 gola dhe 8 asistime vitin e kaluar, 5 gola dhe 10 asistime më para. Këtë vit të paktën 7 gola, nëse jo më shumë. Më pëlqen më shumë të asistoj, por është gjithashtu bukur të shënosh gola. Të shënosh ndaj Milanit është shumë bukur. Më pëlqen të luaj kundër tyre, ata janë një ekip i madh në Itali dhe një gol kundër tyre është i përjetshëm. Dua të përpiqem të arrij 10 gola këtë vit. Po, është një motivim personal, gjithmonë dua të përmirësoj të gjithë numrat e mi.

Zidane, shumë i fortë, një fenomen. Vetëm eleganca kam të barabartë me Zidanin kur unë kam topin. Deri tani nuk kam kërkuar fanella. Nëse mund të zgjidhja, them Dibalën. Më pëlqen shumë, në rol është shumë, shumë i fortë”, ka deklaruar Nedim Bajrami.