Mesfushori i Partizanit do vetëm Vllazninë, shkodranët e duan falas… Demi vendos!

8 muaj më parë
Mesfushori i Partizanit do vetëm Vllazninë, shkodranët e duan falas… Demi vendos!

Herald Marku vijon të jetë dëshirë e drejtuesve të Vllaznisë. Mesfushori i Partizanit gjendet me skuadrën në Slloveni ku po kryen fazën përgatitore dhe po sillet në mënyrë profesionale.

Minutat e pakta në formacion bënë që fillimisht të përflitej për një mbyllje bashkëpunimi mes tyre. Por, më pas ishte stafi teknik që vuri veton për ta pasur në organikën.

Pikërisht për mëngjërashin, klubi shkodran vijon të jetë në “alert”. Trajneri Mirel Josa e do në skuadër, mirëpo kontrata me Partizanin e mban peng dhe nuk po largohet.

Mesfushori i Partizanit do vetëm Vllazninë, shkodranët e duan falas… Demi vendos!

Te Vllaznia shpresojnë që pas Kupave të Europës, drejtuesit e kuq të bëhen “dorëlëshuar” për t’i dhënë leje-kalimin drejt Shkodrës, por vështirë të ndodhë kështu.

Vendi i titullarit për Markun ende nuk është i sigurtë dhe me një merkato mjaft aktive në mesfushë, gjithçka bëhet më e vështirë për të që duket se do të qëndrojë në stol.

Në Shkodër ai do të gjente një ambient që e njeh mjaft mirë duke qenë një nga lojtarët kryesorë në sezonin që lamë pas. Marku ka dhe miqësi mjaft të mirë me kapitenin Erdenis Gurishta.