Pas triumfit në kampionat, e gjithë bota kuqezi ka festuar këto ditë. Këto janë momente emocionuese si për të gjithë tifozët kuqezi, ashtu edhe për vetë lojtarët. Ata parakaluan nëpër qytet me autobus për t’u argëtuar dhe për të festuar trofeun së bashku me mbështetësit.
Midis tyre, megjithatë, mungonte një element i skuadrës, pikërisht braziliani Junior Messias. Fansat e vunë re menjëherë mungesën e ish-lojtarit te Crotones në festime dhe i shkruan në rrjetet sociale për të pyetur arsyen për këtë, në mënyrë të shqetësuar!
Përballë kërkesave të shumta, sulmuesi ka dashur të vendosë një histori në Instagram për të sqaruar çështjen, duke i qetësuar të gjithë. Ky është mesazhi: “Shumë njerëz më pyesin pse nuk isha në autobus për festimet.

Fatkeqësisht nuk u ndjeva mirë dhe me keqardhje të madhe nuk munda të shkoja. Por tani jam mirë”. Messias më pas shtoi: “Faleminderit të gjithëve, kjo është vërtet fantastike dhe e pabesueshme.
Kampionët e Italisë, ky është vendi që meriton ky klub”. Asgjë serioze atëherë për të, i cili si gjithë të tjerët është i kënaqur me qëllimin e arritur, i cili për të është edhe më i veçantë pasi është trofeu i parë i rëndësishëm.
Messias nuk dihet nese do te konfirmohet pasi deri ne qershor duhet te merret nje vendim me Crotone. Me shume mundesi ai do te kthehet aty si kampion dhe me pas e pret nje e ardhme ne Serie A por me nje skuader tjeter…