Mësuesi i shkathët kap 14 nxënës kopjacë me 1 pyetje të vetme

1 muaj më parë
Mësuesi i shkathët kap 14 nxënës kopjacë me 1 pyetje të vetme

Një mësues i cili unonte prej vitesh në fushën e arsimit, ishte i lodhur duke bërë të pamundurën për të kapur kopjacët. Nxeënësit gjithmonë kanë kopjuar, por në ditët e sotme edhe metodat e kopjimit kanë avancuar.

Nëpërmjet smartfonëve, nxënësit gjejnë gjithçka, por edhe duke qënë se ky mjet komunikimi është i vogël, ata mund ta fshehin kudo dhe i shmangen syrit vigjilent të vëzhguesve. Sigurisht, mënyra më klasike është të shohësh nga letra e dikujt tjetër për të marrë një përgjigje, por kopjacët kanë avancuar me kohën.

Megjithatë sot të gjithë kanë një smartfon dhe mjafton që të kërkosh në Google për të gjetur përgjigjen për pothuajse çdo pyetje që ekziston. Mjafton që t’i shmangeni syrit të mësuesit dhe brenda pak sekondash keni edhe përgjigjen.

Sipas Daily Mirror, një mësuese në Britani kishte vënë re se një numër i pazakontë nxënësish kishin nevojë për të përdorur tualetin gjatë provimit. Nëse normalisht gjatë një provimi përdorin tualetin një ose dy nxënës, mësuesja ka treguar se kur vinte gjysma e provimit më shumë se 50% e klasës duhej t’i përgjigjej thirrjes së natyrës për në tuale.

Duke konstatuar këtë, ajo mendoi që nxënësit duhet të hiqnin dorë nga kopjimi dhe formuloi planin për t’i kapur.
Plani gjenial përfshinte krijimin e një pyetjeje tejet të vështirë, përgjigjen e së cilës nxënësit mund ta gjenin vetëm në internet, pasi nuk ishte pjesë e atyre që kishin mësuar.

Duke ndjekur logjikën, kushdo që kishte arritur ta gjente një përgjigje duhet të ketë kopjuar dhe pasi provimi përfundoi, 14 prej nxënësve kishin dhënë përgjigje të njëjtë dhe të saktë nga internet.

14 nxënësit ngelën në provim dhe u raportuan për shkeljen e premtimit që të marrin notën me meritë dhe në asnjë lloj forme tjetër, ndërsa pjesës tjetër që nuk ishte marrë fare me pyetjen iu dha notë e plotë.