“Mësuesja ime tani shet fruta perime në rrugë”, zonja na njeh me mësuesen e parë: S’më del pensioni

2 javë më parë
“Mësuesja ime tani shet fruta perime në rrugë”, zonja na njeh me mësuesen e parë: S’më del pensioni

Profesioni i mësuesit është ndër më të vështirët dhe më të lodhshmit, por njëkohësisht edhe më fisniku në botë. Të kesh në duart e tua gjenerata që do t’i japin formë së ardhmes, është privilegj por edhe një sakrificë.

Sakrificë sepse mësuesi jep gjithçka nga vetja, por në fund askush nuk kujtohet për të. Kjo situatë bëhet kaq e prekshme kur në vox-pop e realizuar nga Dritare TV, kur pyesim për mësimdhënien që kanë pasur me mësuesit.

Zonja na drejton tek mësuesja e saj e fëmijërisë, një mësuese autoritare por plot dhembshuri, e cila na tregon se shet fruta-perime në rrugë pasi pensioni nuk i del dhe duhet të ushqehet.

“Mendoj që mësueset dikur ishin më të dashura, i donin fëmijët më shumë. E shikoni atë zonjën që po kalon? Ka qenë mësuesja ime, tani punon shitëse, shet fruta-perime. Ka qenë një mësuese e shkëlqyer, autoritare por nuk bërtistë kurrë e nuk i godiste nxënësit”, u shpreh zonja.

Pas vitesh sakrifica për të rritur dhe edukuar brezin e ri, kjo zonjë fisnike nuk ka një pension për t’i siguruar një pleqëri dinjitoze siç e meriton. “Është pensioni i pamjaftueshëm, skam çfarë të bëj. Mendoj që ka ndryshuar shumë koha, që nga brezi ynë.

“Por edhe fëmjët kanë qenë ndryshe. Kanë qenë më seriozë , më të rregullt, e zbatonin edhe fjalën e mësuesit. Duhet që edhe mësuesit të punojnë më tepër, t’i kontrollojnë më tepër nxënësit, t’i aktivizojnë e t’i japin detyra.”, shprehet mësuesja tashmë në pension. /Dritare.net