Një mësuese e shkollës fillore, Patrice Brown është pushuar nga puna pasi cilësohej si “shumë e bukur” për klasën dhe nxënësit e saj. Kjo u konsiderua si një masë që duhej marrë për fëmijët.
Patrice Brown thotë se drejtoresha e shkollës në Atlanta nuk pëlqente veshjet e saj të ngushta dhe kjo ishte një arsye që argumentoi pushimin e saj nga puna dhe duke e lënë në rrugë.
“Unë gjithmonë shkoja në punë dhe bëja foto të vetes në ambientet e klasës, duke treguar se sa shumë e dua profesionin tim dhe dukesha bukur ndërsa mësoja të rinjtë.
“Mësuesit shpesh ngacmohen për pamjen e tyre nga administrata, prindërit, mësuesit e tjerë dhe studentët. Ajo që veshin mësuesit nuk duhet të jetë fokusi. Fokusi duhet të jetë te fëmijët”, tha ajo.
Pasi u pushua nga puna në fillim të kësaj vere, Patrice ka nisur një punë të re në një shkollë tjetër. Një shkollë ku dukdet se kanë problem pamjen e saj të jashtme.
Debati mbi veshjen e mësuesve vjen pasi pak ditë më parë një tjetër mësuese e shkollës fillore u kritikua për veshjet e ngushta që sipas prindërve janë shpërqendruese për fëmijët.