Milan-Chelsea, vazhdojnë negociatat mbi Ziyech. Pioli provokohet në konferencë, përgjigjia e tij

3 muaj më parë
Milan-Chelsea, vazhdojnë negociatat mbi Ziyech. Pioli provokohet në konferencë, përgjigjia e tij

Milan duket se po afrohet gjithnjë e më shumë me Ziyech të Chelsea. Ka besim në Angli për ardhjen e mundshme të Hakim Ziyech në Serie A. Sipas “Daily Mail”, Chelsea ka dhënë miratimin e largimit të sulmuesit anësor në drejtim të Milanit.

Mbetet vetëm për të kuptuar formulën, duke qenë se Maldini dhe Massara kërkojnë një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Kuqezinjtë për momentin nuk e përjashtojnë goditjen e dyfishtë në repartin e avancuar, me emrat e nxehtë si Ziyech dhe Asensio nga Real Madrid.

Duke folur në konferencën për shtyp në ditën e grumbullimit në Milanello, Stefano Pioli foli për Hakim Ziyech, objektivin e transferimeve të kuqezinjve: “Nuk e di (qesh). Messias pati një kampionat të mirë. Drejtuesit do të punojnë per me te miren…”.

Sipas asaj që Claudio Raimondi raporton për SportMediaset në Italia Uno, negociatat mes Milanit dhe Chelseat vazhdojnë për Hakim Ziyech, ndaj edhe këtë mëngjes ka pasur kontakte të reja mes dy klubeve.

Për të arritur te tymi i bardhë, përveç pagesës së një pjese të pagës prej 6 milionë eurosh të sulmuesit maroken, Blutë do të duhet së pari të bëjnë një goditje hyrëse (për shembull, Raphinha i Leeds apo Raheem Sterling i Manchester Cityt).