Milan, jo vetëm 4-2-3-1: Pioli studion dy rreshtime alternative!

8 muaj më parë
Milan, jo vetëm 4-2-3-1: Pioli studion dy rreshtime alternative!

Milani po kërkon lojtarë të gjithanshëm në merkaton n e transferimeve, të aftë për të interpretuar role të shumta dhe për t’i lejuar lojtarët të luajnë në një mënyrë tjetër. Pioli shpesh është mbështetur në 4-2-3-1 si formë bazë, por sezonin e ardhshëm mund të shohim diçka të re.

Gazzetta dello Sport sot thekson se alternativa e parë taktike është 4-3-3. Ky duhet të jetë plani B i trajnerit të Milanit, i cili ka lojtarë për ta zbatuar dhe do të ketë edhe të rinj. Yacine Adli dhe Tommaso Pobega do të kthehen nga huazimet dhe Renato Sanches ka të ngjarë të afrohet nga Lille.

Për më tepër, klubi po shqyrton talentet si Noa Lang dhe Charles De Ketelaere te Club Bruges. Të gjithë futbolliste fleksibël taktikisht, si dhe cilësorë. Një tjetër ide që mund të mendojë Pioli është mbrojtja me tre lojtarë.

Në realitet nuk do të ishte një risi absolute, duke qenë se e kemi parë disa herë Milanin të ngritur me tre prapa dhe Theo Hernandez të avanconte në korsinë e majtë. Por trajneri mund të punojë ndryshe në këtë modul për sezonin e ri.

Pioli i pëlqen të studiojë dhe të ndryshojë gjërat, duke ruajtur të njëjtën filozofi futbolli. Ai e di që kundërshtarët e tij e kanë studiuar ekipin e tij dhe se duhet të bëhet më i paparashikueshëm, duke sjellë edhe ndryshime të reja taktike.

Padyshim që do të jenë të rëndësishme përforcimet nga merkato, trajneri shpreson të mbetet i kënaqur nga drejtuesit dhe sigurisht shpreson qe te kete ato elemente per te ndryshuar gjithcka.