Pas triumfit dhe festimeve për Scudetton e 19-të, te Milani tashme eshte kohe pushimesh edhe pse jo per te gjithe kuqezinjte pasi disa jane ende të angazhuar në fillim të qershorit me ekipet e tyre kombëtare midis Ligës së Kombeve dhe miqësoreve.
Do të jetë një verë e bukur futbollistike për tifozët e Milanit, të cilët do të jenë ende në gjendje të shijojnë gëzimin e trengjyrëshit dhe të presin lajme të rëndësishme në merkato dhe transferimin e mundshëm të kompanisë me pronarë të rinj dhe ambicioz në horizont.
Për ta parë sërish Milanin në fushë, duhet të presim rreth 40 ditë. Në fakt, takimi i kampionëve të Italisë është planifikuar për javën e parë të korrikut. Një grumbullim hershëm dhe i detyrueshëm për kuqezinjtë pasi sezonin e ardhshëm do të ketë një anomali historike për t’u përballur, pikërisht Botërori në Katar që do të luhet ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit me pasojë ndërprerjen e kampionateve dhe garave ndërkombëtare.
Botërori vjeshtë-dimër që do të prekë jo pak pjesën e parë të Serisë A dhe Champions League, me angazhime të ngushta mes gushtit dhe fillimit të nëntorit para pushimit të detyruar që do të zgjasë për gati dy muaj.
Ndaj le të shohim më poshtë se kur do të nisin edicionet e radhës të kampionatit dhe Champions League me orarin e planifikuar para ndalesës për Botërorin. Seria A 2022-23 do të fillojë kur shumica e italianëve do të jenë me pushime ose në fundjavë midis 13 dhe 14 gushtit 2022.
Do të jetë një gusht i forte me 4 ndeshje (përfshirë një mesjavë). Nuk do të ketë pushim për kombëtaret në fillim të shtatorit si në sezonet e kaluara. Kjo e fundit do të shtyhet më shumë në muajin 19-27 me Nations League dhe miqësoret.
Në shtator, pra, do të ketë tre raunde të Serie A të planifikuara për fundjavat e datave 4, 11 dhe 17. Në tetor do të luhen të 5 fundjavat (2; 9; 16; 23; 30). Më në fund, në nëntor, do të ketë tre ditë të planifikuara për fundjavat e 6 dhe 13, plus një raund të mesjavës më 9.
13 nëntori do të jetë e diela e fundit me Serinë A përpara pushimit per pergatitjen e Kupës së Botës. Rifillimi është planifikuar për 4 janar 2023. Në muajin e gjysmë të ndërprerjes, turneu i mundshëm në SHBA mes skuadrave të Serisë A për të mbajtur aktiv lojtarët që nuk përfshihen në Kupën e Botës. Kjo hipotezë e fundit u diskutua dimrin e kaluar, por që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Program kompleks edhe për fazën e parë të Champions League. Pas shortit në fund të gushtit, në të cilin Milani do të jetë në vazon e parë, dita e parë e fazës së grupeve është caktuar mes 6 dhe 7 shtatorit.
Java e ardhshme (13 dhe 14) është e dyta. Tre raunde në tetor (4-5; 11-12; 25-26) pastaj përfundimi me ditën e gjashtë ndërmjet 1 dhe 2 nëntorit. Në vitin 2023, programimi i kupave të Europës do të ndjekë orarin e zakonshëm me fillimin e fazës eliminatore të planifikuar për në mes të shkurtit.