Milan, Pioli tregon prapaskenën e grumbullimit: “I pashë dhe direkt iu drejtova bashkëpunëtorëve të mi…”

1 vit më parë
Milan, Pioli tregon prapaskenën e grumbullimit: “I pashë dhe direkt iu drejtova bashkëpunëtorëve të mi…”

Ndoshta në ato ditë kur u thirr nga Paolo Maldini për të drejtuar një Milan në krizë, Stefano Pioli kurrë nuk do të kishte imagjinuar nga larg momente të tilla si kjo e tanishme. Trajneri emilian ka pasur një rritje të jashtëzakonshme individuale.

Në rreth dy vjet ai udhëhoqi Milanin për të fituar një Scudetto të papritur, por plotësisht të merituar. Ai i ktheu besimin një klubi në vështirësi, i vuri lojtarët në një pozicion të mirë, me pak fjalë, krijoi një grup fitues dhe të fortë.

Pioli dha – ​​pas festimeve për titullin kombëtar – një intervistë të gjatë për Milan TV, në të cilën zbuloi të gjitha hapat që e çuan në këtë pikë. Një rrugë që ka kaluar nga puna por edhe nga rritja e tij dhe e njerëzve të tij, disa prej të cilëve tashmë dukeshin të destinuar për të fituar.

Zbulimet e Piolit ishin interesante, ai vuri në pah edhe disa përshtypje personale që pati gjatë rrugëtimit fitues. Veçanërisht, trajneri vlerësoi dy lojtare që, pa dyshim, ishin vendimtarë për Scudetton 2021-2022. Janë Sandro Tonali dhe Rafael Leao.

Vendosmëria dhe lidershipi i mesfushorit të lindur në vitin 2000 plus guximi dhe cilësia shkatërruese e portugezit e kanë tërhequr zvarrë Milanin, veçanërisht në zonën e sulmit. Pioli ishte i lumtur që i bëri ata të performonin në maksimumin e tyre, por trajneri i kuqezinjve nuk e fsheh faktin se ata ishin të paracaktuar që në ditët e para të punës me Milanin.

“Syri i trajnerit ka rëndësi. Në seancën e parë stërvitore në Milanello i pashë ata duke punuar, iu drejtova bashkëpunëtorëve të mi dhe u thashë ‘Shikoni se cfare behet?!” Dy talente, por diçka i ka shkrepur ne tru edhe në temperament.

Unë jam një trajner qe te caj koken, por ata ishin të mirë dhe inteligjentë të më ndiqnin dhe të punonin në maksimumin e tyre. Pas verës ata u kthyen më mirë, me dëshirën për të bërë gjerat si duhej. Ata kishin nevojë për një ndalesë për të kuptuar shumë gjëra ”

Një përshtypje e vërtetuar nga faktet. Sezonin e kaluar, Tonali dhe Leao u kritikuan nga shtypi dhe fansat për performancën e tyre të luhatshme. Kishin treguar cilësi dhe talent, por pa vazhdimësi. Puna në Milanello, si individualisht ashtu edhe në grup, i bëri ato të lulëzojnë.

Një nga meritat absolute të Piolit ishte t’u jepte besim, mbështetje dhe vendosmëri atyre lojtarëve të Milanit që nuk kanë shpërthyer ende. Një mësues dhe motivues i vërtetë, që e meriton këtë gëzim sot!