“Milan s’ishte skuadra më e fortë e Serisë A, por meriton komplimente”

1 vit më parë
“Milan s’ishte skuadra më e fortë e Serisë A, por meriton komplimente”

Portieri dhe kapiteni i Parma-s, Gianluigi Buffon, ka folur në lidhje me titullin e Serisë A të fituar nga Milan-i në këtë sezon. Portieri legjendar italian qe sigurisht do te vazhdoje edhe 1 vit tjeter karrieren e tij, u shpreh per meritat kuqezi edhe pse sipas tij Milani nuk ishte ekipi me i mire ne cilesi…

MERITA – “Milan-i ka qenë skuadra më e aftë, sepse sipas mendimit tij, nuk ka qenë më e forta: Juventus-i dhe Inter-i, sipas mendimit tim, kanë qenë superiore”, ka shpjeguar Buffon-i për TMW,

“Diferencën e kanë bërë klubi, drejtuesit dhe trajneri: Pioli ka bërë një punë të madhe në këtë rrugëtim prej dy viteshe gjysmë te Milan-i. Këtë vit ka bërë një punë akoma më të madhe sepse ishte në një situatë të re”.

FONDAMENTAL E – “Maignan? Një portier i madh, tre elementet që janë dalluar më shumë kanë qenë Maignan, Theo Hernandez, Tonali dhe Ibra, kur ka qenë në dispozicion.

“Leao? Edhe ai, sigurisht, edhe pse i mungon vazhdimësia. Kjo do t ë thotë shumë mbi rëndësinë që ka bashkimi i grupit dhe një trajner që arrin t’i motivojë deri në pikën e duhur dhe të krijojë një ambient pozitiv”.

Deklarata keto qe sigurisht do te ngjallin edhe pak diskutime duke qene se ne te vertete ne 38 jave, 22 jave ka qene skuadra kuqezi duke komanduar kampionatin italian dhe madje me nje mbrojtje te hekurt ne vitin 2022.