Në vitet e fundit, për fat të keq, nënshkrimet e dështuara te Milan kanë pasur rezultate të ndryshme. Merkato e fundit e realizuar nga dyshja Maldini-Massara ishte praktikisht e përsosur dhe pa shpenzime të tepërta. Por duke u kthyer pas në kujtesë, nuk mund të harrojmë disa ‘meteorë’ që mbërritën në Milanello me lëvdata dhe shpresa të mëdha, por më pas u larguan pas disa muajsh dhe u cilësuan si të dështuar.
Një nga këta elementë të tranzicionit te Milani pati një kthesë të papritur profesionale, si një lider i vërtetë, pavarësisht përvojës me kuqezinjtë. E kemi fjalën për Gustavo Gomez, qendërmbrojtësin paraguaian, i cili ka veshur fanellën e Milanit mes viteve 2016 dhe 2018 vetëm në 20 raste.
Gomez erdhi në Milano nga skuadra argjentinase Lanus për një shpenzim prej 8 milionë euro. Një blerje kurioze, por jo e frytshme, duke qenë se si Vincenzo Montella ashtu edhe Rino Gattuso (trajnerë që ai kishte te kuqezinjtë) e konsideruan atë gati për të qenë titullar apo alternativa e parë.
Në verën e vitit 2018, Gustavo Gomez zgjodhi të largohej sërish nga Amerika e Jugut, por këtë herë nga Brazili, duke nënshkruar me Palmeiras. Fillimisht në huazim, pastaj përfundimisht, me të ardhura vetëm 2 milionë euro për arkën e Milanit. Transformimi i mbrojtësit në Amerikën e Jugut, megjithatë, nuk ishte aspak i bujshëm.
Karakteri, ndjenja e pozicionit dhe shfrytëzimi perfekt i eksperiencës dyvjeçare në Itali e beri Gomez në Brazil në nga mbrojtesit më të besueshëm, ende sot në moshën 29-vjeçare di të respektohet dhe madje ka marrë një rol të spikatur në radhët e Palmeiras.
Përveç fitimit të Copa Libertadores në 2021, Gomez është bërë kapiten i ekipit të tij. Një i paprekshëm, i cili ndër të tjera po përjeton kënaqësi të reja në rolin e mbrojtësit të djathtë. Një risi për paraguaianin, i cili e ka rizbuluar edhe veten si golashënues.
Në kampionatin brazilian të nisur pak javë më parë, Gomez ka shënuar tashmë 6 gola në 9 ndeshje. Kush e di nëse Gomez i sotëm mund të ishte rehat me Milanin e sotëm, shumë më pak i ndrojtur dhe më elegant sesa kur mbërriti në 2016.