Maldini, Massara, Gazidis, Pioli, ekipi, stafi. Janë të gjithë protagonistë të mëdhenj të suksesit që sjell titulli kampion i Italisë. Në fushë, sigurisht që ka dikush që ka regjistruar më shumë se të tjerët. Në këto orë, shumë lëvdata po vijnë për lojtarë si Rafael Leao, Sandro Tonali, Olivier Giroud (autor i dopietës vendimtare ndaj Sassuolo).
Por gjithmonë në fushë duhet t’u japim një meritë të madhe tre protagonistëve “të heshtur” pa të cilët e gjithë kjo do të ishte e mundur. Mike Maignan, Fikayo Tomori dhe Pierre Kalulu, muri i kuqezinjve.
Të mbërritur në majë të gishtave, u desh shumë pak për të treguar veten dhe për të pushtuar të gjithë mjedisin kuqezi. Sidomos dy të paret. Maignan dhe Tomori mbërritën mes skepticizmit të përgjithshëm dhe sot përfaqësojnë dy nga lojtarët më karizmatikë dhe më të fortë në Serie A.
Fjalimi ndryshe për Kalulu-n, i cili direkt ka treguar potencialin e tij të madh këtë sezon, duke lënë pa fjalë të gjitha kritikat sportive. Lëndimi në fillim i Kjaer-it dhe më pas i Romagnolit i la hapësirën e nevojshme për t’u shprehur sa më mirë dhe për t’u bërë me Tomorin një nga dyshet më të fortë të mbrojtjes jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Dhe shifrat flasin vetë!
Sipas medias angleze The Telegraph, Milan tashmë ka përgatitur një ofertë për rinovime kontrate për Fikayo Tomori deri në vitin 2027. Klubi i Milan dëshiron të shpërblejë sa më mirë mbrojtësin e tij, pa të cilin suksesi nuk do të ishte i mundur. Aktualisht, kontrata e Tomorit skadon në vitin 2025, por ekziston përshtypja se Milani dëshiron ta shpërblejë atë edhe me një rritjes të pagës.
Tomori solli në skuadrën e Piolit ato karakteristika që më parë ishin inekzistente, përfshirë aftësinë për agresivitet dhe eksplozivitetin ballë për ballë. Prerogativa që rezultuan vendimtare, nga të cilat edhe Pierre Kalulu mësoi shumë. Milani dëshiron të blindoje xhevahirin e tij, i njëjti që nuk ka marrë ende besimin e Southgate.