Pasi fitoi Scudetton e nëntëmbëdhjetë, Milani së bashku me Fly Emirates vendosën të nisin një turne të trofeut të Serie A Tim. Më poshtë është shënimi i klubit. “Për të festuar titullin e kampionit të Italisë të fituar nga AC Milan në fund të sezonit 2021/22, i 19-ti në historinë e tij, Klubi ka kënaqësinë të shpallë një turne global, në bashkëpunim me Emirates, partner historik i kuqezinjve, që do të sjellë simbolin e trofeut të triumfit të sezonit të kaluar nëpër botë.
Turneu i Trofeut të AC Milan në partneritet me Emirates u krijua me përvojën e tifozëve në qendër. Klubi do të organizojë një sërë ngjarjesh, duke i dhënë komunitetit global të tifozëve të Milanit mundësinë të takohen dhe të festojnë pasionin e tyre për ngjyrat kuqezi.
Kjo seri ngjarjesh është pjesë e fushatës “From Milan to Many”, e cila gjatë muajve të fundit ka sjellë kuqezinë e Klubit në mbarë botën, si në Expo 2020 Dubai dhe New York. Turneu synon të anulojë distancat midis AC Milan dhe tifozëve të tij, duke u dhënë atyre mundësinë të ndërveprojnë drejtpërdrejt me klubin.
Gjithashtu do t’i lejojë ata të sjellin markën dhe vlerat e kuqezinjve në të gjitha cepat e planetit, duke forcuar lidhjen që bashkon AC Milan dhe mbi 500 milionë tifozët e tij në mbarë botën”.
Do të jetë një turne ndërkombëtar që do të rrisë më tej markën e Milanit në botë. Dy datat e para tashmë janë konfirmuar më 4 tetor në Londër në funksion të ndeshjes kundër Chelsea në BOXPARK në Wembley dhe më 8 tetor në Nju Jork në klubin ekskluziv 40/40 në Manhattan, në numrin 6 të West 25th St, në pronësi te JAY-Z. në eventin e Nju Jorkut do të mund të shihet falas ndeshja e madhe mes Juventusit dhe Milanit të planifikuar për atë datë.