Milani, goditje tjetër me zero: “I ka dhënë tashmë fjalën Maldinit?”

8 muaj më parë
Milani, goditje tjetër me zero: “I ka dhënë tashmë fjalën Maldinit?”

Në pritje të rinovimit zyrtar të Maldinit dhe Massara, Milani së shpejti mund të shpallë dy hitet e para të këtij merkato të verës. Për Divock Origin nuk ka asnjë dyshim: marrëveshja eshte kryer prej muajsh dhe ai është vetëm në pritje të mbërritjes së tij në qytet për ekzaminime mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Gjithçka është bërë gjithashtu edhe për Renato Sanches nga Lille. Nëse nuk ka kthesa të bujshme, ai do të jetë nënshkrimi i dytë i Milanit. Lëvizjet e radhës do të jenë qendërmbrojtësi (me Botman gjithmonë favorit) dhe krahu i djathtë sulmues.

Noa Lang duket shumë i afërt, por fansat po bëjnë presion për lojtarin tjetër të Brugge, Charles de Ketelaere. Sugjerimi Zaniolo mbetet në plan të dytë: Milanit i pëlqen shumë, por vlerësimi i Romës konsiderohet shumë i lartë (40-50 milionë euro).

Por le të kthehemi te sulmi. I cili do të përforcohet së shpejti nga Origi, qe bashkohet me Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic – që do të rikthehet në dispozicion të Piolit vetëm në vitin 2023.

Dhe pikërisht për shkak të kësaj mungese të gjatë të suedezit (dhe kujdes sepse nuk mund të përjashtohet një mosrinovim) drejtuesit kuqezi mund te marin një tjetër sulmues. Si gjithmonë, Milani do të vlerësojë të gjitha mundësitë e merkatos. Dhe në këtë periudhë ka një që tërheq veçanërisht.

Me 30 qershor i skadon kontrata dhe është një sulmues italian që nuk ka gjetur ende skuadër, pavarësisht ofertave të shumta. Ai refuzoi një të ardhme te Monza dhe shtyn të vijë te Milani sepse e ka në gjak.

Po flasim për Andrea Belottin, i cili është afër largimit nga Torino pas kaq shumë vitesh. Siç shkruan Tuttosport, Gallo, një tifoz i madh i Milanit, ëndërron të veshë fanellën e kuqezinjve. E përditshmja torineze nuk përjashton një hipotezë të bujshme: tashmë ka një “marrëveshje” me Maldinin që do të shpallet më 1 korrik? Tani për tani të vetmet propozime konkrete janë ato të Fiorentina-s dhe Monacos.