“Milani i bëri Napolit atë që skuadra e Spallettit i bën ekipeve të tjera por nuk duan ta pranojnë nga jashtë…”

2 muaj më parë
“Milani i bëri Napolit atë që skuadra e Spallettit i bën ekipeve të tjera por nuk duan ta pranojnë nga jashtë…”

Edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport raporton disa numra të Milan me dhe pa Rafael Leao në fushë: pa portugezin, kuqezinjtë shënojnë më pak pikë (nga 2.3 në 1.4 pikë për ndeshje), por ata nuk ndalen së shënojnë (e njëjta mesatare nga 1.8 gola për lojë) dhe goditjet në portë (nga 15.8 në 16.4 goditje).

Kjo pasi Stefano Pioli ka krijuar një skuadër me identitet dhe strukturë loje shumë specifike, por të kesh Leaon në fushë është gjithmonë më mirë sepse ne momente te caktuara te krijon ate superioritet edhe kur ekipi eshte i lodhur dhe ndoshta organizimi calon pak.

Luca Serafini, komentatori i njohur i kuqezinjve, është shprehur në kanalin Youtube të Carlo Pellegatti pas Milan-Napoli: “Çfarë mbetet brenda meje? Zemërimi për rezultatin, kënaqësia për mënyrën se si luajtem ndaj nje ekipi ne forme.

Kuqezinjtë luajtën kundër një skuadre të madhe, që has veshtiresi shumë kundër skuadrave të mbyllura dhe që te dielen ishte ajo skuadra e mbyllur! Luajtem kundër një skuadre që preferon te mbaje topin por qe u shtyp në të gjithë tabelën, ka pësuar 22 goditje në portë.

Ka deshire te madhe te kthehemi menjehere ne fushe: kjo skuader jep vetem siguri dhe garanci qe jashte ambjentit nuk perceptohen, duke nisur nga forca qe ne Itali nenvleresohet jashte mase, tek analiza tekniko-taktike dhe organizimi perfekt pavaresisht kush luan.

Aftesia qe nuk gabon kurre dy ndeshje radhazi. Mbetet hidherimi ne goje per ate humbje te pamerituar, por ndodh edhe kjo… Do te firmosjane te gjitha fletet te humbisja nje ndeshje cdo 25 te tilla”.