Milani ndjek yllin e Salzburg, por Botërori bëhet problem! Motivi

8 muaj më parë
Milani ndjek yllin e Salzburg, por Botërori bëhet problem! Motivi

Milan e di se ata do të duhet të nënshkruajnë një sulmues të ri verën e ardhshme dhe ka një emër që aktualisht kryeson listën, pretendojne me shume raporte e thashetheme te ndryshme…

Ka një sërë lajmesh në lidhje me opsionet sulmuese të Milanit përtej këtij sezoni, pasi Zlatan Ibrahimovic ka të ngjarë të terhiqet në fund të sezonit aktual, ndërsa 35-vjeçari Olivier Giroud pritet të rinovoje edhe per nje vit, por vazhdon të aktivizohet pambarimisht per për shkak të shqetësimeve fizike te Divock Origit dhe Rebic.

Nuk dihet nese belgu dhe kroati do te jene ne Milanello ne stervitje kur te mbarojne ndeshjet nderkombetare ndersa ajo qe dihet eshte se padiskutim Milani do te beje cmos qe t’i ktheje sa me pare pasi nis nje cikel tjeter.

Por, merkato sigurisht po ecen me fenere te fikur duke mos terhequr vemendje. Sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshëm se do të duhet të ‘ribëjnë’ sulmin përpara sezonit të ardhshëm për arsyet e përmendura më lart, dhe ndër prioritetet është nënshkrimi i një sulmuesi të ri.

Mes listës së emrave që ata kanë hartuar, ai që u pëlqen më shumë është Noah Okafor i Red Bull Salzburgut. Sulmuesi 22-vjeçar zviceran ka shënuar 7 gola dhe 2 asistime në 12 ndeshje këtë sezon, duke përfshirë 2 në 2 paraqitje në Champions League kundër Milanit dhe Chelseat.

Vlera e tij sipas asaj qe qarkullon duhet te jete rreth 25-30 mln euro por sigurisht qe Salzburg shpreson qe te zhvilloje nje super Boteror me Zvicren dhe vlera te rritet me shume. Syte e klubeve te Europes do te jene ne Katar dhe vitrina eshte e madhe. Ne ate rast Milani nuk do te kishte shume mundesi me hapjen e ankandit.