Milani përbuzet sërish, Chiellini që e mbylli 16 pikë mbrapa: “Interi para të gjithëve…”

8 muaj më parë
Milani përbuzet sërish, Chiellini që e mbylli 16 pikë mbrapa: “Interi para të gjithëve…”

Nuk mjaftoi fitimi i Scudetto-s, pavarësisht gabimeve të shumta të arbitrave, për ta bërë Milanin skuadrën më të fortë në Itali. Skepticizmi rreth kuqezinjve vazhdon të jetë i madh. Nuk mjafton të jesh vazhdimisht në dy vendet e para për më shumë se dy vjet tani.

“Milanit i mungon qendërsulmuesi”, sa herë e kemi dëgjuar këtë fjali? “Milani pa Donnarumma do të humbasë 15-20 pikë”, ishte edhe kjo një frazë e përsëritur më shpesh, më pas Mike Maignan ua mbylli gojën të gjithëve.

U tha gjithashtu se me Stefano Piolin në stol, kuqezinjtë nuk do të fitonin kurrë. Sikur trajneri i admiruar te kuqezinjtë të ishte i njëjtë me atë që shihet diku tjetër. Sepse cdo njeri përditësohet, përvoja e përmirëson, si dhe mjedisi në të cilin punon eshte ndryshe. Milan dhe të gjithë lojtarët e tij janë nënvlerësuar gjerësisht dhe vazhdojne ta bëjnë këtë…

Prandaj, fitimi i Scudetto-s nuk ishte i mjaftueshëm për t’u konsideruar si skuadra që duhet mposhtur. Giorgio Chiellini, i cili me Juventusin e tij përfundoi 16 pikë prapa, pohon se Interi është skuadra më e fortë:

“Interi përpara të gjithëve – tashmë ish-mbrojtësi i Juventusit nuk ka dyshim – pavarësisht se e ka humbur këtë Scudetto. Dybala te Interi dhe Di Maria te Juve? Skuadrat duhet të gjykohen në tërësi, për të folur shpejt, askush nuk fiton më vetëm. Duhet të gjendet alkimia e duhur grupore për të kapërcyer vlerat e një kundërshtari më të fortë”.

Tani lojtarët e Milanit janë mësuar të mos konsiderohen si skuadra më e fortë. Në janar, pas transferimeve të Vlahovic te Juventusi, Gosens te Interi dhe Boga te Atalanta, Milani duhet ta mbyllte ne vend te katert maksimumi… Vazhdoni me perrallat!