Nuk ka dyshim. Pozicioni i Stefano Piolit është i qëndrueshëm në krye të karrocës së fituesve. Pak si trajneri emilian mund të mburren me meritën e plotë të kthimit të Milanit në triumf në Itali. Një udhëtim i jashtëzakonshëm ai i Piolit.
I nisur në vjeshtën e 2019-ës vetëm si trajner i përkohshëm për të zëvendësuar Giampaolo-n në pankinë. Pak nga pak javë pas jave ish-trajneri i Bolonjës dhe Fiorentinës u shqua si personazh serioz, dashamirës i punës dhe i respektuar nga lojtarët e tij.
Brenda dy vitesh e gjysmë, Pioli fillimisht e riktheu Milanin në Ligën e Kampionëve, më pas fitoi edhe një Scudetto të paimagjinueshme. E pamundur që klubi të mos konfirmojë një teknik kaq solid, i cili përveç aftësive menaxheriale ka treguar gjithmonë një qëndrim elegant, perfekt para kamerave dhe asnjëherë mbi krye.
Për gjithë këtë punë të jashtëzakonshme dhe për rezultatin e marrë në fushë, Stefano Pioli do të shpërblehet nga Milani. Ky nuk është një bonus për Scudetton, apo disa qindra mijë euro më shumë në llogarinë bankare.
As një blerje e re nuk është menjëherë gati për përdorim, megjithëse Pioli do të ishte i lumtur të kishte disa përforcime në fillim të korrikut për t’u përgatitur më mirë për sezonin e ri. Në horizont, sipas Tuttosport, do të kishte një tjetër rinovim të kontratës me Milanin.
Më 26 nëntor, Pioli tashmë arriti një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij deri në qershor 2023, duke zgjatur kështu qëndrimin e tij me Milanin me një sezon. Rritja e pagës deri në rreth 3 milionë euro, përfshirë bonuset për teknikun e lindur në Parma.
Por kjo nuk është e gjitha: fitimi i Scudetto-s do të sjellë një përshtatje të mëtejshme si dhuratë. Pioli së shpejti duhet të rinovojë sërish kontratën, duke e zgjatur deri në vitin 2024. Është për t’u kuptuar nëse do të ketë edhe rritje rroge, por duke pasur parasysh bonuset rëndësishme të përfshira tashmë në marrëveshjen e mëparshme, ajo mund edhe të mos modifikohet.
Sigurisht që më shumë do të dihet para largimit të Piolit për pushimet e merituara verore, duke qenë se Milani do ta shfrytëzojë këtë periudhë për të mbyllur elementët më të mirë të skuadrës.
Përveç Piolit, kontratën do ta rinovojnë edhe Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Dy drejtuesit operacionalë, mbështetës të tjerë të triumfit të Milanit, duhet të rikonfirmohen edhe në rast të ardhjes së një pronari të ri në krye.