Milannews sot ka bere nje azhornim te situates se merkatos se Milanit. Antonio Vitiello ka shkruar ne faqen e portalit te njohur kuqezi: “Milani është aktiv në merkato dhe të sjellë në Milanello lojtarët e nevojshëm për skuadrën e Stefano Piolit për të qenë edhe më konkurrues. Emrat janë të njohur dhe janë ata të Hakim Ziyech, Renato Sanches dhe Charles De Ketelaere.
Sa i përket dy profileve të para, klubi po punon shumë për situatën e pagave. Ziyech merr 6 milionë euro neto nga Chelsea dhe Milani, i cili eshte i hapur me formulën e huazimit me një të drejtë që bëhet detyrim blerje, do të donte një kontribut nga blutë për pagesën e rroges së marokenit.
Sa i përket Renato Sanches, pasi blofi Paris Saint-Germain eshte demaskuar, topi kalon te Jorge Mendes, i cili me kalimin e muajve ka bërë manovra lart e poshtë per rrogën që duhet t’i paguhet Renato-s, por me agjentin e fuqishëm është në lojë edhe rinovimi i Leaos, në një negociate të mundshme për të cilen do të flasim në ditët në vijim.
Sa i perket De Ketelaere, Milani po përgatit ofertën e re për t’i paraqitur Bruges e cila nuk do të shkojë përtej 30 milionë eurove pjesës fikse. Ideja e Milanit është të përfshijë një përqindje të rëndësishme të rishitjes së ardhshme të talentit përveç Jungdal dhe Roback si homologë të mundshëm teknikë.