Miliona euro të shkuara dëm, Komisioni i Disiplinës në FSHF i vë kyçin një tjetër stadiumi

4 muaj më parë
Miliona euro të shkuara dëm, Komisioni i Disiplinës në FSHF i vë kyçin një tjetër stadiumi

Komisioni i Disiplinës ka mbyllur stadiumin e Tepelenës për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive.

Organi i drejtësisë sportive përmes vendimeve të zbardhura ditën e sotme bënte me dije se në atë impiant nuk mund të organizohet një ndeshje futbolli deri në plotësimin e kriterit infrastrukturor.

“FK Tepelena, në bazë të nenit 64/2 të KDS, per deshtimin ne permbushjen e detyrimeveve dhe pergjegjesive, ndalohet te zhvilloje ndeshjet ne stadiumin perkates deri ne plotesimin e kriterit infrastrukturore”, bëhej me dije në vendimet e Komisionit të Disiplinës.

Një situatë që nuk i ka aspak hije këtij qyteti, bashkia e të cilit ka marrë nga buxheti i shtetit miliona euro investime.

Ka pasur ndërhyrje në infrastrukturë, duke ndërtuar një shëtitore buzë lumit të Vjosës. Por, impianti sportiv i ndërtuar në vitet 80′-të nuk ka pasur asnjë ndryshim.

Vendimi i Disiplinës duket i drejtë dhe nevoja e ndërhyrjes nga ana e Bashkisë së Qytetit është imediate. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa prej sot është fakt se stadiumi i Tepelenës s’mund të përdoret për ndeshje futbolli.