Ministrja iu bën thirrje qytetarëve: Që të kurseni energji bëni dush bashkë

6 ditë më parë
Ministrja iu bën thirrje qytetarëve: Që të kurseni energji bëni dush bashkë

Ministrja e mjedisit e Zvicrës po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër dhe një nga sugjerimet e saj është që njerëzit të bëjnë dush së bashku.

Simonetta Sommaruga, 62 vjeçe, sugjeron se njerëzit mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, ose të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”.

Propozimi është pritur me mosbesimin në vend dhe zonja Sommaruga është detyruar të sqarojë se thirrja kishte për qëllim të rinjtë. Ajo pranoi se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.

Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe rezultoi në inkurajimin e ndërgjegjësimit për nevojën për të bërë kursime në konsum gjatë muajve të dimrit.

Geraldine Savary, redaktore e revistës për femra Femina, është kundër kësaj ideje. Ajo ka akuzuar ministrat se po përpiqen të “administrojnë jetën tonë private, deri në detajet më të parëndësishme”.

Ajo u tall me idenë në një editorial ironik, duke sugjeruar që zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen gjatë natës, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu, pasi kanë lënë makinat, skuterin dhe biçikletat elektrike në garazh”.