Mirupafshim Edi Reja! Trajneri i ri është Ilir Daja, sipas… Wikipedia

4 muaj më parë
Mirupafshim Edi Reja! Trajneri i ri është Ilir Daja, sipas… Wikipedia

Stoli i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë një situatë e cila kërkon zgjidhje. Në krye të pankinës vazhdon të jetë trajneri italian, Edi Reja, por rezultatet e fundit kanë ngritur dyshime për një largim të tijin. Por duket se portali i njohur i informacioneve, “Wikipedia”, nuk mendon kështu.

Në versionin italisht dhe atë anglisht, portali shkruan se trajneri i Kombëtares nuk është italiani, por Ilir Daja. Mendohet se është një gabim nga ana e portalit, pasi siç dihet në të mund të hyj çdo kush dhe të shkruajë informacione.

Mirupafshim Edi Reja! Trajneri i ri është Ilir Daja, sipas… Wikipedia

Shorti i fazës eliminatore të Euro 2024 vuri Shqipërinë në grupin E. Kuqezinjtë do të kenë kundërshtarë Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Trajneri Edi Reja komentoi për SuperSport shortin dhe rivalët e Shqipërisë, ku ndër të tjera deklaroi:

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar.

Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet e ndeshjeve të fundit.

Kontrata? Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me presidentin. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të flasim për të ardhmen”, deklaroi italiani Reja.