‘Mjeshtri i Madh’, Vendim Kapaj është instrumentist i shquar i Labërisë dhe i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë.
Ai ka një karrierë 50-vjeçare dhe i ka ‘zbardhur faqen’ Shqipërisë në skena të ndryshme dhe meloditë që ai dhuron me fyellin e tij janë thjeshtë të pazëvendësusheme.
Por pavarësisht kësaj karrierë gjzsëm shekullore, ai është i papunë dhe për të fituar bukën e gojës ai detyrohet që të bëjë punë të ndryshme.
Bashkia e Vlorës e ka punësuar 64-vjeçarin në sektorin e pastrimit, ku ai pastron rrugët e qytetit të Vvlorës nga mbeturinat që hedhin qytetarët.
Së fundmi ai është prononcuar për mediat dhe ka treguar se ai bën punë të ndryshme në këmbim të parave. Po ashtu ai shprehet se nuk është nga ata lloj njerëzish që i shkojnë mbrapa partive apo personave me influencë në vend për t’i kërkuar ta emërojnë në një vend pune.
”E ndiej veten të ofenduar t’ju shkoj nga mbrapa t’ju them më çoni në filan vend. Them thjeshtë kërkoj punë. Prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja.”
Me një fisnikëri të madhe ai shprehet se nuk e ka aspak problem që të pastrojë qytetin e tij, madje ësht krenar që kontribuon në pastërtinë e vendit.
”E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit.”- shprehet ai.
Edhe pse në moshë jo fort të re dhe babai 4 fëmijëve ai me shumë dinjitet shprehet se kjo situatë nuk ka pse të politizohet.
”Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër.”