Ka kohë që tifozi i është rikthyer shijimit normal të jetës në stadium. Prej disa kohësh ambientet sportive janë mbushur plotësisht dhe në ndeshjet e fundit edhe pa maskë. Pandemia duket se tani i perket se shkuares…
Covid-19 dhe dyert e mbyllura me të vërtetë duken si një kujtim i keq. Kështu, skuadrat e futbollit po mund të organizojnë fushatën e biletave sezonale. AC Milan po e bën këtë dhe do t’i kthejë abonentët e tij pas sezonit 2019/2020.
Lajmi që na vjen nga klubi kuqezi është më se pozitiv: tifozët, euforike pas fitimit të Scudetto-s, nxitojnë të abonohen. Deri më tani, siç mësohet, e kanë bërë këtë rreth 20 mijë! Nuk eshte nje numer dosido duke ditur se ka kohe gjate gjithe veres per te shkuar deri ne 50 mije te pakten.
Ky eshte edhe synimi i klubit por natyrisht duhet edhe te levize dicka ne merkato. Kjo pasi klubi edhe te beje kalimin e duarve dhe sigurisht te njihet e ardhmja. Maldini ka derguar mesazh pikerisht ne kete drejtim.
Numra të rëndësishëm për një San Siro që po përgatitet të kthehet për t’u veshur kuqezi. Për fansat, duhet mbajtur mend se promovimet në lidhje me Tribunën Familjare në Primo Anello Verde po vazhdojnë, një pjesë e sektorëve janë të rezervuar për Under6 dhe Under16, por edhe për Under25, Primo Verde dhe Over65, Primo Arancio dhe kolltukët portokalli.
Ju njoftojmë gjithashtu se FAZA 2 – ABONIMET E REJA do të fillojë nga data 31 maj: nga data 31 maj deri më 30 qershor, shitje falas me çmim të dedikuar, duke filluar nga 199 €. FAZA 3 – ABONIMET E REJA: nga 1 korriku fillon faza e fundit e shitjes, detajet e së cilës do të komunikohen më vonë.