Charles De Ketelaere ende nuk e ka lënë shenjën e tij me gol me fanellën e Milanit, por vendi i tij titullar nuk është në diskutim dhe me Empolin do te jete serish ne fushe nga minuta e pare.
MilanNews shkruan se De Ketelaere nuk i ka treguar ende gjërat e jashtëzakonshme që ka bërë te Club Brugge që nga ardhja e tij në Itali, por ai po kalon një periudhë shumë normale ambientimi duke qenë se është 21 vjeç dhe duhet të adoptohet në një ligë të re, vendin dhe kulturën.
Stefano Pioli dhe drejtuesit e kuqezinjve janë të bindur për investimin e bërë dhe kanë besimin e tyre maksimal te lojtari, por së shpejti do të pritet më shumë rezultat duke qenë se belgu ka vetëm një asistim (kundër Bolonjës) dhe zero gola në 453 minutat e luajtura deri më tani në Serie A dhe Champions League.
Megjithatë, nuk ka shumë presion mbi të, sepse ndjenja e përgjithshme është se De Ketelaere nuk po luan ende me besim të plotë dhe se nevojitet një shkëndijë. Empoli duket se është ndeshja e duhur që ai të fluturojë.
Futbollistiti shfaqet i qeshur dhe i lumtur ne Milanello, ndaj nuk e ndjen presionin brenda tij, kjo edhe sepse “perkedheljet” e Maldinit dhe Piolit i japin shume force. Ne fakt, vetem pak vendime kane ndryshuar rrjedhen pasi ai shenoi si ndaj Bologna-s, ashtu edhe ndaj Sampdorias, por dy golat u anuluan…