Raporti i fundit për gjendjen e lojtarëve të ndryshëm të Milan ka mbërritur nga Milanello, me rikthimin në kampionat vetëm dy ditë larg. MilanNews shkruan se u zhvillua një seancë stërvitore në mëngjes për Milanin sot në funksion të ndeshjes së së shtunës mbrëma kundër Empolit në Stadio Carlo Castellani.
Kuqezinjtë do të kërkojnë të hakmerren për humbjen e tyre 2-1 kundër Napolit para pushimit ndërkombëtar dhe do te duan te kthehen aty ku e kishin lene pas fitores ne derbi ndaj Interit, Sampdorias dhe suksesit ndaj Dinamo Zagrebit ne Champions.
Sandro Tonali dhe Davide Calabria punuan me skuadrën dhe për këtë arsye janë rikuperuar plotësisht dhe gjithashtu mund të hyjnë në fushë nga minuta e parë në varësi të zgjedhjeve të Stefano Piolit.
Sa i përket dyshes sulmuese Ante Rebic dhe Divock Origi, të dy bënë stërvitje individuale, me kroatin që po ashtu bën disa ushtrime në fushë që sugjerojnë se ai është më përpara në procesin e rikuperimit, por nuk kishte asnjë indikacion nëse ndonjëri ka një shans për te udhetuar ne Toskane.
Mjeket e Milanit kerkojne te kete durim dhe te mos shpejtohen kohet per te dy. Ne fakt, edhe trajneri Pioli eshte i ketij mendimi per t’i pasur ne dispozicion per ndeshjet ndaj Chelsea-t dhe Juventusit qe do te jene ne bllok, pra njera pas tjetres.
Theo Hernandez dhe Maignan vazhdojne terapite e tyre ndersa Ibrahimovic eshte duke u stervitur ne palester me ushtrimet e para me topin per t’u ambjentuar dhe nisur keshtu periudhen e fundit rehabilituese qe do te procedoje ne fushe.