Ante Rebic është rikuperuar nga lëndimi i shpinës dhe nesër do të përfshihet në skuadrën qe do te udhetoje për ndeshjen Empoli-Milan. Është një nxitje e rëndësishme për Stefano Piolin, por kroatit do t’i duhet kohë.
Numri 12 ka luftuar shumë me lëndimet këtë sezon dhe së fundmi me një hernie që kerkonte kura dhe kohe. Siç konfirmoi Pioli gjatë konferencës për shtyp më herët sot, megjithatë, Rebic tani është rikuperuar dhe do të jetë në gjendje të paraqitet me ekipin.
Për Piolin, është një rikthim i rëndësishëm pasi Rebic jo vetëm që mund të zëvendësojë Rafael Leaon kur nevojitet, por edhe Olivier Giroud. Francezi eshte shtrydhur gjate gjithe kesja kohe dhe pak pushim do t’i bëjë shumë mirë.
Rebic tani duhet të marrë minuta në këmbë dhe mbetet për t’u parë nëse do të zbresë nesër nga pankina. Është e qartë, megjithatë, se do të nevojitet kohë që sulmuesi të kthehet në gjendje të plotë.
Tifozët e Milanit do të kenë nevojë për durim, siç përfundon raporti i Milannews; “Rebic duhet te gjeje ritmin dhe shpresa eshte qe te mos ndalet me nga ketu deri ne startin e Boterorit”.