MN | Situata e të dëmtuarve, 3 lajme pozitive nga Milanello sot!

2 muaj më parë
MN | Situata e të dëmtuarve, 3 lajme pozitive nga Milanello sot!

Stërvitja u rikthye sot në Milanello pasi lojtarët e Milanit që nuk janë me ekipet e tyre kombëtare filluan përgatitjet për rifillimin e sezonit me klubin dhe sfiden e pare, përballjen me Empolin te shtunen.

MilanNews ka ofruar një përditësim mbi situatën e lëndimeve që rrethon lojtarët e ndryshëm që kanë pësuar probleme që nga humbja kundër Napolit që erdhi para pushimit ndërkombëtar.

Theo Hernandez po vazhdon programin e rikuperimit të dëmtimit dhe ende nuk ka indikacione në lidhje me kohën e kthimit të tij, pasi francezi sot bëri punë individuale në palestër.

Ante Rebic po shkon drejt rikthimit të tij të plotë, pasi bëri punë të përziera si në palestër ashtu edhe në fushë, ndërsa Divock Origi bëri të njëjtën gjë. Davide Calabria doli në pjesën e parë në ndeshjen e Napolit, por lajmi i mirë është se ai punoi me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e sotme dhe për këtë arsye është rikuperuar plotësisht.

Sandro Tonali ka bërë pune individuale por ka optimizëm për situatën e tij. Së fundi, Mike Maignan ka vazhduar me terapitë që po i nënshtrohet dhe për nesër është planifikuar rikthimi i lojtarëve që janë në kombëtaret e tyre.