MN | Zbulohen tentativat e Milanit për xhevahirin e ri të Europës! Historia nisi që në vitin 2019 te Domzale

6 muaj më parë
MN | Zbulohen tentativat e Milanit për xhevahirin e ri të Europës! Historia nisi që në vitin 2019 te Domzale

Milan u përpoq të nënshkruante me sulmuesin Benjamin Sesko dhe ata tani mund të pendohen që e humbën atë. Sipas MilanNews, kuqezinjtë u përpoqën për herë të parë të transferonin Sesko-n kur ai po luante për Domzalen në Slloveninë e tij ne vitin 2019.

Filluan një negociatë, por në fund Red Bull Salzburg erdhi me një ofertë prej 2.5 milionë euro plus bonuse, gjë që e bëri të pamundur Milani të vazhdojë negociatat për lojtarin qe ishte krejtesisht i panjohur dhe vinte nga Sllovenia.

Milani e kishte vënë në sy 19-vjeçarin për disa kohë edhe pas kësaj, gjithashtu duke pasur disa takime me agjentet e tij në merkaton e verës pasi agjenti i lojtarit – Elvis Basanovic – konfirmoi më 2 korrik:

“Kam biseduar me Paolo Maldinin për shume gjera. Natyrisht doli edhe emri Benjamin Sesko. Në pesë-gjashtë vitet e ardhshme, Sesko do të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Evropës.

Megjithatë, Sesko përfundoi duke u transferuar te RB Leipzig (një tjetër klub i perandorise Red Bull) për 24 milionë euro me kushtin që ai të qëndrojë në huazim për një vit me klubin austriak.

Ai u përball me Milanin në raundin e parë të fazës së grupeve të Champions League dhe do ta bëjë këtë sërish në San Siro. Edhe me kombetaren eshte duke lene gjurme dhe ka shenuar nje eurogol ne Nations League.