Monika Kryemadhi: Shqiptarët nuk duan të rinjtë, duan Berishën dhe Metën

9 muaj më parë
Monika Kryemadhi: Shqiptarët nuk duan të rinjtë, duan Berishën dhe Metën

Monika Kryemadhi shprehet me siguri se zgjedhjet e 6 marsit treguan qartësisht se cila është opozita e vërtetë shqiptare, ndërsa shtoi se politikës i duhet një ristrukturim total.

Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, nuk është Rama apo Veliaj që vendos me kë ristrukturohet opozita ndërsa shtoi se qytetarëve iu dha mundësia për të pasur njerëz të rinj, por nuk i votuan, duke shkuar drejt emrave si Meta e Berisha.

“Nuk them ristrukturim vetëm në njerëz, por edhe në ide. Mungesa e alternativave, ideve, është një nga problemet kryesore që kemi si klasë politike. Shtatori do unifikojë shumë gjëra të përbashkëta në opozitarizmin e ardhshëm.

Ne në fakt duam t’i largojmë ndonjëherë njerëzit se janë të vjetër dhe sjellim të rinj që janë shumë më të këqinj se të vjetrit, se shesin kauzat politike për interesa politike apo mendimi sipërfaqësor në ngritjen e problematikave.

Rikthimi i Sali Berishës, edhe po të mos besojmë Kuvendin e 11 dhjetorit, shkojmë tek 6 marsi, tregoi qartë për opozitën dhe mbështetjen”, u shpreh Kryemadhi.

Duket se Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë nuk kanë ndërmend të bëjnë ndryshime të mëdha në politikë apo të sjellin fytyra të reja. Deri në zgjedhjet lokale të vitit 2023, shohim kush ka të drejtë.