Mos e beso po deshe: Dashi dënohet me 3 vite burg

1 vit më parë
Mos e beso po deshe: Dashi dënohet me 3 vite burg

Një dash është dënuar me tre vjet bu.rg se i mori jetën një gruaje. Kafsha u arrestua në Rumbek East County, Sudan të Jugut, në fillim të këtij muaji pas goditjes ndaj një gruaje rreth të 40-tave, raporton LadBible.

Sipas raporteve në Sudan Today, dashi e goditi me kokë gruan në mënyrë të përsëritur në brinjë. Fatkeqësisht, gruaja, e cila u identifikua si Adhieu Chaping, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Dashi është dënuar dhe do t’i kalojë tre vitet e ardhshme në një kamp ushtarak në selinë e kontesë Aduel në Lakes State.

Duke diskutuar rastin e çuditshëm, zëdhënësi i policisë së shtetit të Lakes, Mabor Makuac tha: “Roli ynë si polici është të ofrojmë siguri. Dashi u kap dhe aktualisht është nën paraburgim në një stacion policor të Maleng Agok Payam.

Autoritetet ranë dakord me pronarin e deleve, Duony Manyang Dhal, që të paguanin diçka të quajtur ‘kompensim gjaku’ dhe ai u urdhërua t’i jepte pesë nga lopët e tij familjes së viktimës.

Sipas raportimeve, pronari ka shumë të ngjarë të humbasë dashin në fund të dënimit. Ligjet zakonore në Lakes State thonë se çdo kafshë shtëpiake që vret një person i jepet më pas si kompensim familjes së viktimës.