Mos e beso po deshe, Ronaldo refuzoi kontratën e pamenduar më parë në futboll

9 muaj më parë
Mos e beso po deshe, Ronaldo refuzoi kontratën e pamenduar më parë në futboll

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund të ishte bërë lojtari më i paguar në historinë e futbollit botëror, me diferencë të thellë nga çdo lojtar tjetër që ka luajtur më parë. Por ylli portugez i ka thënë jo mundësisë për të hyrë në histori si më i paguari.

Ai kërkonte me çdo kusht gjatë verës që të largohej nga Mançester Junajtid, por nuk mendoi ta bënte për të fituar shifra të jashtëzakonshme, por duke shfrytëzuar anën sportive dhe të vazhdonte të ishte në elitë.

“CNN” ka mësuar se ylli portugez, pavarësisht kësaj dëshire, mbetej i bindur se duhej të luante në kampionat elitar e për këtë arsye ka refuzuar një ofertë të pabesueshme nga Arabia Saudite. Vend ky që ka pasuri të mëdha.

Burimet në fjalë tregojnë se Al-Hilal i kishte ofruar portugezit një kontratë dyvjeçare nga e cila do të fitonte 242 milionë euro, një shifër e pabesueshme dhe e paarritshme në futbollin botëror.

Por Ronaldo e ka refuzuar këtë mundësi, duke preferuar që të vazhdojë të luajë në kampionatet e rëndësishme europiane, pasi mendon se ka ende për të dhënë në nivelet më të larta, para se të ndjekë një kontratë fitimprurëse financiarisht që do ta largonte nga vëmendja e opinionit sportiv.

Ronaldo ishte shumë afër Chelseas, por një mundësi e tillë u hodh poshtë nga trajneri Thomas Tuchel. Ky i fundit u pushua për diçka të tillë, pasi refuzoi sulmuesin më të mirë në botë.