Mos u çudisni! Kjo është mosha kur meshkujt piqen në të vërtetë

7 muaj më parë
Mos u çudisni! Kjo është mosha kur meshkujt piqen në të vërtetë

Gjithmonë është thënë dhe do të thuhet se meshkujt arrijnë një pjekuri emocionale dhe mendore pak më të vonë se sa femrat, por pavarësisht këtyre thënieve, të dalësh në një konkluzion konkret dhe me një moshë konkrete është disi e vështirë dhe sfiduese për t’u realizuar.

Pavarësisht se në cështje të tilla asgjë nuk është e prerë me thikë, një grup studiuesish amerikanë, përmes njv stuimi kanë arritur të përcaktojnë moshën kur meshkujt piqen në të vërtetë. Mos u habisni, nuk është as më shumë e as më pak, por bëhet fjalë për një moshën 54-vjeçare!

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit mbajtën nën monitorim 1000 meshkujt, duke marrë parasysh stilin e tyre të jetës, sjelljen dhe jetën profesionale.

Rezultatet u publikuan në të përditshmen ‘Telegraph’, ku thuhet se vetëm në moshën 54-vjeçare, meshkujt ndihen totalisht të sigurtë dhe të vetëdijshëm për ta shijuar jetën si të rritur.

Studimi sugjeron se kjo gjë ndodh me mashkullin e ditëve tona, të cilit i duhet më shumë kohë për të arritur në këtë fazë dhe kjo për shkak të presionit të jetës moderne dhe atësisë së vonuar.

Sipas studimit, pasiguritë lidhen me pamjen fizike, situatën financiare dhe probleme të veçanta që pengojnë pjekurinë e shumë meshkujve, të cilët nuk përballen direkt me problemet e tyre, duke vijuar të sillen si adoleshentë.

Ndër frikërat e përmendura nga meshkujt ishin ajo se nuk do ishin në gjendje të kishin shtëpinë e tyre, humbja e flokëve dhe gjithë procesi i plakjes.