Parku Kombëar i Butrintit është një nga vlerat më të mëdha turistike që ne kemi, pasi është një pasuri kombëtare që mbohet edhe nga UNESCO. Por si gjithmonë në vendin tonë që çudirat nuk kanë të sosur, në hzrjen e parkut mirlseardhjen e uron një gomar.
Jo nuk është aspak një shaka, por e mëse e vërtetë dhe këtë e tregon një foto që po bën xhiron e rrjetit. Fotoja u publikua pak më parë nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që thotë se imazhet janë prova më e mirë e neglizhencës e braktisjes totale të Ministria e Kulturës i ka bërë këtij parku.
“Megjith debatet e shumta në publik, parlament apo në institucionet e rëndësishme Kombëtare, situata mbetet e njejte.
Hyrja e Parkut te Butrintit ku vizitojnë disa qindra mijra vizitorë në sezon të sjell trishtim dhe revoltë ndaj atyre që ligji i ka caktuar të administrojnë këtë”.
“Për informacion të publikut, Parku në tërësinë e vetë administrohet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Bashkia e Sarandës.
Janë këto institucionet, të cilat me indeferencën e tyre totale na bëjnë të turperohemi ndaj botës se qytetëruar”, thotë Forumi.