Moti i keq sjell pasojat e para në Durrës, njoftohen qytetarët: Nuk do keni ujë, merrni masa

3 muaj më parë
Moti i keq sjell pasojat e para në Durrës, njoftohen qytetarët: Nuk do keni ujë, merrni masa

Për shkak të motit të keq është prishur transformatori kryesor dhe qytetarët e Durrësit duhet të marrin masa që mos të mbesin pa ujë në banesa.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës njofton se abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të defektit.

Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit. Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.

Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur.  Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar”, thuhet në njoftim.