Motra e Aleksandër Sadikaj: Nuk kishte konflik te me asnjë, ai jetonte me qera! Jepte lekë me fajde por…

8 muaj më parë
Motra e Aleksandër Sadikaj: Nuk kishte konflik te me asnjë, ai jetonte me qera! Jepte lekë me fajde por…

Motra e Aleksandër Sadikaj ka reaguar sot për mediat, duke folur edhe më shumë për vëllain e saj, i cili ndërroi jetë në mesditë pranë rrethrrotullimi te TEG.

Ajo ka thënë se vëllai i saj nuk kishte konflikte me askënd dhe kjo ngjarje ishte e papritur. Motra e Aleksandrit, Vanesa, ka pranuar që vëllai i saj jepte lekë me fajde, por këtë e bënte vetëm me miqtë e tij dhe ishin shuma të vogla.

Pyetje: Një tjetër dyshim është se vëllai juaj ishte i përfshirë në një grup kri m in.al në Hollandë… Vanesa Sadikaj: Nuk ka lidhje fare, vëllai im nuk njeh njeri atje, nuk ka shkuar kurrë në Hollandë.

Pyetje: Po sa i përket dhënies së lekëve me fajde, sa e vërtetë është? Vanesa Sadikaj: Kjo është e vërtetë, por kanë qenë shuma të vogla të dhëna tek shokët dhe miqtë e afërt dhe që nuk kanë lidhje me këtë gjë sepse askush nuk do e bënte një gjë të tillë për shuma të vogla.

Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua.

Mediat po shkruajnë shumë të pavërteta. Jetonte me qira prej 4 vitesh. Vellai nuk kishte konflikt me asnjëri. Ai ecte lirisht, makinën e tij e përdornim të gjithë. Kemi bërë një jetë të qetë dhe normale. Shkonim shpesh dhe qëndronim te lokali i tij në Tiranë.