Mourinho në lot: “Vetëm unë dhe ata të dy e kemi bërë këtë gjë….

1 vit më parë
Mourinho në lot: “Vetëm unë dhe ata të dy e kemi bërë këtë gjë….

Lotë të sinqerta në fund të ndeshjes për José Mourinhon, kampionin e parë të Ligës së Konferencës me Romën e tij që mundi 1-0 Feyenoord në finalen e Tiranës. Trajneri i verdhekuq nuk mund të flasë në intervistën pas ndeshjes:

“Ka shumë gjëra në kokën time tani. Kam njëmbëdhjetë muaj në Romë dhe menjëherë e kuptova se ku isha. Siç u thashë djemve. Në Torino bëmë atë që duhej të bënim duke u kualifikuar në Europa League, bëmë detyrën tonë – thotë ai – Sot nuk ishte punë, sot ishte histori dhe ne e shkruam”.

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Interin, Mourinho i riktheu dinjitetin futbollit italian në nivel klubesh duke i rikthyer Italisë një trofe evropian 12 vjet më vonë: “Liga e Konferencës ishte një kompeticion që ne donim ta fitonim dhe ndërsa vazhdonim ajo gjithnjë bëhej më shumë e vështirë, na u desh të mposhtnim një ekip të Premier, luajtëm me Feyenoord që eliminoi Marsejën – shpjegon ai –

Ndoshta mund të kishim shënuar disa pikë më shumë në ligë, por kemi vënë shumë në këtë Ligë të Konferencës”. Më pas deklarata e dashurisë: “Unë qëndroj, dua të qëndroj edhe nëse dëgjojmë zëra…

Tani duhet të shohim se çfarë kërkon të bëjë pronesia e cila përbëhet nga njerëz shumë të ndershëm, mund të ndjekim një projekt me njerez të ndershëm dhe seriozë, na mbetet vetëm të përcaktojmë drejtimin e sezonit të ardhshëm”.

Një sukses që do të mbetet përgjithmonë në historinë e Romës: “Ka mbetur në historinë e Romës por edhe në timen, janë pesë të tillë, vetëm unë, Sir Alex dhe zoti Trapattoni kemi fituar tre trofe të ndryshëm europianë – vijon ai.

Kjo më bën të ndihem pak ‘i vjetër, por është edhe një gjë e bukur për karrierën time, tani po shkoj me pushime të ulem në plazh para shtëpisë sime për të rimenduar të gjitha këto”.

Një trofe që ka një shije të veçantë: “Gjëja e bukur në karrierën time, përtej Ligës së Evropës të fituar me Manchester United, është se ta bësh atë me Porton, me Interin pas kaq shumë vitesh dhe ta bësh me Romën është e veçantë”. 100% romanist? “Ndjehem si një romanist”.