Na bëri krenar me vendin e 5 në Eurovizion, këngëtarja shqiptare shtrohet në spital në gjendje aspak të mirë shëndetësore

2 muaj më parë
Na bëri krenar me vendin e 5 në Eurovizion, këngëtarja shqiptare shtrohet në spital në gjendje aspak të mirë shëndetësore

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Në vitin 2012, Rona ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Deri tani mban rekordin e këngëtarëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion të madh europian, duke u renditur në vendin e pestë.

Ajo vitet e fundit ka qëndruar shumë e tërhequr nga muzika. Së fundmi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shihet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me autoren e hitit “Suus”. Kujtojmë që Rona u martua në vitin 2019 me anë të një ceremonie të fshehtë. Sot ajo është nënë e dy fëmijëve vajzës Noas dhe djalit të quajtur Bardhyl.

Na bëri krenar me vendin e 5 në Eurovizion, këngëtarja shqiptare shtrohet në spital në gjendje aspak të mirë shëndetësore

Rona u bë e njohur për publikun shqiptar nga “Ethet e të premtes mbrëma” ku spikati me vokalin e saj fantastik në sezonin e parë të këtij programi.

Pikërisht nga ky program kanë dalë shumë emra të njohur të muzikës tonë si Rosela Gjylbegu, Anjeza Shahini, Klajdi Musabelli etj.