Nafta në Mal të Zi është 1,4 euro! Shqiptarët mësyjnë drejt karburanteve në vendin fqinj

8 muaj më parë
Nafta në Mal të Zi është 1,4 euro! Shqiptarët mësyjnë drejt karburanteve në vendin fqinj

Pamje të paimagjinueshme janë ato që mund të të shohë syri në karburantet e Malit të Zi pranë kufirit me Shqipërinë. Shqiptarët tashmë e blejnë naftën vetëm atje. Sigurisht, shqiptarët e veriut.

Deri paraditen e sotme një litër naftë në shtetin fqinj kushtonte 1.58 euro për litër ose e konvertuar me kursin aktual rreth 190 lekë të reja.

Duke patur parasysh se çmimi aktual në Shqipëri shitet me pakicë në vlerën prej 261 lekë për litër, qytetarët kursejnë rreth 700 lekë të vjetra për litër, nëse e mbushin makinën e tyre në Mal të Zi.

Kjo shpjegon edhe radhën e madhe të automjeteve shqiptare të pranishme në karburantet malazeze. Madje krijohet përshtypja se më shumë rradhë shqiptarësh ka para karburanteve malazeze sesa në kufi.

Në vijim mesazhi i qytetarëve: “Pershendetje Joq. Isha ne Mal te Zi per pune dhe pashe qe atje s’kishte pasoja nga Ukraina. Nafta 1.58 euro. Mendoj se nuk kemi nevoje te shkojme ne protesta per te ulur cmimin, por merrni makinat dhe furnizohuni jashte”.

“Ky shtet nuk besoj se ka nevoje per leket tona. Po na detyron me deshire te plote t’i shpenzojme leket jashte kufijve shqiptare. Keq me vjen por ky eshte realiteti shqiptar”.