Ardhja e tifozëve të Romës dhe Feyenord në Tiranë për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës në finalen e Conference League ka bërë që të gjitha çmimet të rriten.
Burime për Abc brenda stadiumit bëjnë me dije se produktet që po shiten për tifozët e pranishëm në “Air Albania Stadium” janë me çmime mjaft të larta.


Sipas burimit një gotë birrë 50 cl kushton 600 lekë të reja, ndërsa një hot-dog 700 lekë të reja, dhe një gotë ujë 250 lekë.
Ajo që vihet re është se këto çmime nuk janë parë kurrë më parë që nga ndeshja e hapjes me Francën, kur në fushë zbrisnin kuq e zinjtë.
Tifozët e Fejnordit të cilët pak ditë më parë ankoheshin për çmimet e biletave dhe situatën me shitjet e tyre duket se e kanë anashkaluar gjithçka dhe janë paraqitur të shumtë në numër.
Pamjet nga stadium tregojnë situatën me tifozët holandez të cilët gjenden më të shumtë në numër se ata italianë në mbështetje të skuadrës së tyre, ku nuk kanë munguar dhe banderolat provokuese në drejtim të mbështetësve të Romës.