Napoli e ka seriozisht për Brojën, Chelsea i vendos çmimin normal shqiptarit

8 muaj më parë
Napoli e ka seriozisht për Brojën, Chelsea i vendos çmimin normal shqiptarit

Armando Broja gjatë sezonit që përfundoi ka mahnitur me paraqitjet e tij me fanellën e Sauthemptonit. Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonist me paraqitjet dhe golat e tij duke qenë vendimtar për skuadrën nga Hampshire.

20-vjeçari prej kohësh ndiqet me interes nga klube të ndryshme në Premier Ligë dhe në Serinë A, ku së fundmi hapa përpara ka bërë Napoli.

Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, klubi nga Kampanja ka nisur bisedimet me Çelsin, ekip që zotëron kartonin e shqiptarit ku i ka bërë me dije klubit të De Laurentisit se Armando Broja kushton 30 milionë euro dhe për të hapur negociatat midis palëve.

Napoli e sheh si zëvendësuesin ideal të Viktor Ozimhen, por mesa duket De Laurentis do të provojë ta mbajë në skuadër nigerianin për të krijuar një dyshe sulmuese me Brojën.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

Dëshira e sulmuesit kuqezi është të qëndrojë te Chelsea, soe të paktën në Premier League, por në fund do jetë klubi që do vendosë fatin e tij.