Napoli e ka shumë seriozisht për Brojën, oferta e re është shumë e kënaqshme për Chelsea-n

1 vit më parë
Napoli e ka shumë seriozisht për Brojën, oferta e re është shumë e kënaqshme për Chelsea-n

Sulmuesi kuqezi Armando Broja është kthyer në objektivin numër një të Napolit. Gjithnjë e më shumë po flitet për shitjen e Osimhen, me klubin e kaltër që pritet të përfitojë deri në 90 milionë euro, para mëse të mjaftueshme për të zëvendësuar sulmuesin nigerian.

Dhe me cilësitë e Osimhen drejtuesit e Napolit shohin bomberin shqiptar, i cili përveç fizikut, është i ri në moshë dhe mund të lërë gjurmë. Klubi italian ofron deri në 25 milionë euro, por ende nuk dihet qëndrimi i Chelseas.

Më siguri kjo ofertë nuk mjafton, pasi në Premier League janë klube të tjera që janë futur në garë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Së fundmi është ish-trajneri i Brojës te Chelsea, Frank Lampard, që e kërkon tek Everton.

Skuadra nga Liverpool siguroi mbijetesën me shumë vuajtje dhe për sezonin e ri kërkohet një sulmues. Megjithatë, Chelsea nuk nxitohet, së pari do të marrë mendimin e trajnerit Tuchel, më pas mund të ketë një “ankand”, pasi në garë janë edhe Newcastle, West Ham dhe të tjerë.

Kujtojmë se Broja figuroi sot në listën me 26 lojtarë të thirrur nga Reja për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës dhe Izraelit dhe atë miqësore ndaj Estonisë.

Por në konferencën që Reja dha pak më parë, dekalroi se Broja është me Covid dhe mungesa e tij për ndeshjen e parë ndaj Izraelit është e sigurt.