NASA publikon foton: Dy liqene shqiptare kanë mbi 1 milion vite jetë

9 muaj më parë
NASA publikon foton: Dy liqene shqiptare kanë mbi 1 milion vite jetë

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.

Kështu shkruan “NASA Earth” në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, krahas një imazhi satelitor të liqeneve të kapur më 19 gusht 2022.

Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.

NASA publikon foton: Dy liqene shqiptare kanë mbi 1 milion vite jetë

Shumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18 mijë vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së Akullnajave. Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si “të lashtë”, shkruan NASA.

Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan, një hënë që rrotullohet rreth Saturnit.

Ne përpiqemi të bëjmë foto për Instagram në shumë qytete të botës me udhëtime të shtrenjta, por rrallë herë u kushtojmë vëmendje pasurive tona.